Fatos Qerimaj ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë zyrtare në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, kundër vendimit për transferimin e tij nga pozita e Drejtorit të Autoritetit të Pellgjeve Lumore.
Sipas reagimit të tij, ankesa është dorëzuar përmes avokatit Hajzer Salihu, duke e cilësuar vendimin si të kundërligjshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Qerimaj ka bërë të ditur se është kërkuar edhe pezullimi i zbatimit të vendimit deri në shqyrtimin përfundimtar nga KPMSHCK-ja.
