Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fejza: BIA e Serbisë ka punuar për ta diskredituar Kurtin

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 21:14
Fejza: BIA e Serbisë ka punuar për ta diskredituar Kurtin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka komentuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10 përmendjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit në aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh.

Fejza tha se emri i Shehollit dhe veprimtaria e tij nuk janë të panjohura për Vetëvendosjen, duke theksuar se, sipas saj, ai është denoncuar publikisht në vazhdimësi, madje edhe nga foltorja e Kuvendit.

“Ky emër nuk është i panjohur e as veprimtaria e tij e dyshimtë tashmë. Është përmendur dhjetëra herë dhe ne e kemi denoncuar publikisht atë. Madje edhe nga foltorja e Kuvendit kryeministri e ka denoncuar”, tha Fejza.Ajo e cilësoi si lajm të mirë arrestimin e Shehollit, ndërsa deklaroi se përmbajtja e aktakuzës tashmë e bën më të qartë, sipas saj, përfshirjen e shërbimeve serbe në përpjekjet për ta dëmtuar figurën e Kurtit.

“Lajm i mirë që ai u kap dhe tash po është e qartë që BIA e Serbisë ka punuar me njerëz për ta diskredituar personalitetin e Kurtit”, u shpreh Fejza.

fejzaserbisëpunuar

Më shumë nga Lajme

  • 10:18Azemi: Pavarësisht procedimit të pagave, greva dhe protesta do të vazhdojnë
  • 09:55Seanca e sotme, nisin të mblidhen deputetët
  • 09:36Schuebel i BE-së mirëpret vendimin e Kosovës për masat e reja ndaj Rusisë
  • 09:31Vdes një foshnjë dy muajshe në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion
  • 09:29Situata me protestat në Tiranë, anulohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë