Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ferati: Brenda shtatë ditësh i vlerësojmë dëmet nga breshëri në Istog

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 14:55
Ferati: Brenda shtatë ditësh i vlerësojmë dëmet nga breshëri në Istog

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se komuna ka nisur menjëherë veprimet për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e djeshme të breshrit, ndërsa vlerësimi komunal do të përfundojë brenda shtatë ditësh kalendarike.

“Ditën e nisëm menjëherë duke ndërmarrë masa për dëmet e shkaktuara dje nga reshjet e breshërit. Së bashku me komisionin komunal diskutuam për hapat e radhës drejt mbështetjes që mund t’u ofrojmë fermerëve tanë. Si rezultat, komisionet janë në terren që nga mëngjesi i sotëm dhe vlerësimi komunal i dëmeve do të përfundojë në afat rekord prej 7 ditësh kalendarike”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Gjatë vizitave në terren, Ferati tha se së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, kanë parë nga afër pasojat e breshrit në sipërfaqet bujqësore dhe kulturat që ishin pranë vjeljes. Ferati tha se nga Muja kërkoi veprim urgjent për t’i kompensuar dëmet që i pësuan fermerët.

“Gjatë vizitave në terren, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Armend Muja, pamë nga afër pasojat që breshri kishte lënë në tokat e punuara dhe në frytin që ishte gati për vjelje, por që tashmë ishte shkatërruar pothuajse tërësisht. Nga ministri Muja kërkova që urgjentisht të veprojë në drejtim të kompensimit të dëmeve, në mënyrë që fermerët tanë të marrin mbështetjen e nevojshme sa më parë. Bashkë rimëkëmbemi, sepse puna nuk ndalet asnjëherë. Falë fermerëve tanë, as fatkeqësi të tilla nuk e ndalin përkushtimin për tokën”, shkroi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet