Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ferati: Istogu, thesari i qetësisë, aventurës dhe mundësive për investim

GD
Gazeta Demos5 gusht 2025 në 18:22
Ferati: Istogu, thesari i qetësisë, aventurës dhe mundësive për investim

“Istogu është vendi ku mund të ecësh nëpër shtigje alpine, të pushosh pranë burimeve të freskëta, të shijosh një drekë me specialitetin tonë – peshkun dhe prodhimet vendore – dhe të kuptosh se jetesa e shëndetshme në Istog nuk është luks, por përditshmëri,” ka deklaruar Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, në një mesazh të veçantë drejtuar qytetarëve dhe vizitorëve potencialë.

Ai ka theksuar se Istogu mbetet një nga vendet më të bukura të Kosovës, me pasuri të jashtëzakonshme natyrore dhe njerëz të qetë, punëtorë e mikpritës që jetojnë në harmoni me natyrën.

“Ky vend i bekuar ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe investime afatgjata. Me politika të mençura dhe vizion të qartë, Istogu mund të bëhet shembull për tërë vendin, duke treguar se zhvillimi ekonomik mund të ecë krahas ruajtjes së natyrës,” u shpreh Ferati.

I plotë:

Buzë maleve të Moknës dhe të Lugut të Butë, në Rrafshin e Dukagjinit, aty ku lindin burimet më të pastra dhe ku ajri ka shijen e qetësisë, shtrihet Istogu, një thesar për ata që kërkojnë paqe, frymëzim dhe jetë të shëndetshme.

Në pranverë, çdo pëllëmbë gjelbëron si të ishte një poezi e shkruar nga vetë natyra. Në verë, bjeshkët e Istogut freskojnë zemrat e udhëtarëve. Vjeshta i dhuron Istogut ngjyra që pikturojnë kujtimet e kujtdo që e viziton, ndërsa dimri i sjell hijeshi me borë e ngrohtësi dhe mikpritje.

Por ajo që e bën këtë vend edhe më të veçantë janë njerëzit e tij, të qetë, të dashur, punëtorë e mikpritës, në harmoni të plotë me natyrën që i rrethon.

Istogu është vendi ku mund të ecësh nëpër shtigje alpine, të pushosh pranë burimeve të freskëta, të shijosh një drekë me specialitetin tonë peshkun dhe prodhimet vendore dhe të kuptosh se jetesa e shëndetshme në Istog nuk është luks por përditshmëri. Është vendi që të fton për të kaluar një ditë aktive mes natyrës, një drekë relaksuese me familjarët e shumë atraksione, adrenalinë e të tjera.

Ky vend i bekuar me pasuri natyrore e kulturore ka potencial të jashtëzakonshëm për investime dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Me politika të mençura, me vizion afatgjatë dhe me dashurinë për tokën tonë, Istogu mund të bëhet shembull se si zhvillimi ekonomik shkon dorë për dore me ruajtjen e natyrës.

Ju ftoj të shikoni këtë përmbledhje të bukur dhe të vizitoni Istogun tonë e të shijoni nga afër këto bukuri e këtë vend ku qetësia, aventura dhe mundësitë për investime takohen me mikpritjen tonë.

I juaji, Iliri

Istog

Më shumë nga Lajme

  • 13:39Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij
  • 13:24Haxhiu: Refuzimi i takimeve s’është rrugë drejt marrëveshjes, të kontribuojmë për president konsesual
  • 13:14E rrallë në Mitrovicë: Foshnja lind mbi 5 kilogramë
  • 13:02Takimi i Haxhiut me Kurtin, Gërvallën e pakicat, reagon Deliu-Kodra: Mundeni ta mashtroni vetën, Kosovën jo
  • 12:53“Qe qysh funksionon ekonomia e Kurtistanit”: Arifi kritikon Kurtin për marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut