Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fetah Paçarizi, 89-shi i PDK-së i gatshëm për zgjedhje: Pas 28 dhjetorit, Kuvendi i Kosovës do të marrë një “fytyrë të re”

GD
Gazeta Demos11 dhjetor 2025 në 16:07
Fetah Paçarizi, 89-shi i PDK-së i gatshëm për zgjedhje: Pas 28 dhjetorit, Kuvendi i Kosovës do të marrë një “fytyrë të re”

Në Prishtinë është mbajtur Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe mobilizuese, ndërsa i pranishëm ishte edhe kandidati për Kryeministër i PDK-së, z. Bedri Hamza.

Në këtë konventë mori pjesë edhe kandidati për deputet nga Prizreni, Fetah Paçarizi, i cili garon me numrin 89 në listën e PDK-së.

Paçarizi u shpreh i entuziazmuar me organizimin dhe energjinë që u pa në sallë, duke theksuar se “fryma e ndryshimit po ndihet çdo ditë e më shumë”. Sipas tij, slogani i PDK-së “Bashkë. Përpara.” reflekton në mënyrë të përkryer nevojën e momentit politik në të cilin ndodhet vendi.

Ai deklaroi se thirrja për unitet rreth një lidershipi të dëshmuar si ai i z. Hamza është një thirrje thellësisht patriotike, veçanërisht në kushtet e degradimit institucional dhe kahjes së rrezikshme që, siç u shpreh ai, ka marrë vendi gjatë viteve të fundit nën qeverisjen aktuale.

Paçarizi theksoi se ndryshimi është i afërt dhe shprehu bindjen se pas 28 dhjetorit, Kuvendi i Kosovës do të marrë një “fytyrë të re”, të gatshme t’i rikthejë vendit stabilitetin dhe zhvillimin.

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil