Fetah Paçarizi ishte i inkuadruar në lëvizjen ilegale LPRK që në rininë e hershme. Ish-i burgosur politik nga regjimi në moshë të re, ish-ushtar i UÇK-së dhe i UÇPMB-së. Ka përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë, me titullin shkencor Master i Shkencave dhe Arteve të Bukura .
Për një dekadë (10 vite) ka qenë drejtor i përgjithshëm i Teatrit Profesional “Bekim Fehmiu” në Prizren, gjatë së cilës ka krijuar ansamblin rezident, nënkodin buxhetor dhe, rrjedhimisht, rekrutimin në paga shtetërore të stafit artistik, administrativ dhe teknik të teatrit. Gjithashtu, ka udhëhequr procesin e emërtimit të teatrit me emrin e aktorit të madh Bekim Fehmiu.
Si drejtor dhe udhëheqës i projekteve teatrore, ka realizuar shfaqje me nivel të lartë artistik, të vlerësuara me mbi 40 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare , si dhe me dy çmime nga MKRS për shfaqjet më të mira në nivel të Kosovës, duke e bërë Teatrin e Prizrenit një nga teatrot më të respektuara në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
