Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Fillimisht i nxitën qentë në përleshje…”, Prokuroria jep detaje për vrasjen e rëndë në Prizren

GD
Gazeta Demos12 gusht 2025 në 09:31
“Fillimisht i nxitën qentë në përleshje…”, Prokuroria jep detaje për vrasjen e rëndë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të pandehurit E.B. nën dyshimin për vrasjen e rëndë që ndodhi të dielën në mbrëmje në lagjen “Tusuz” në Prizren.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje paraprake, që ndodhi pasi i pandehuri dhe viktima fillimisht i nxitën qentë e tyre në një përleshje.

Në kërkesë thuhet se E.B. e ka vrarë H.Sh. me thikë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 10.08.2025 rreth orës 20:30min në lagjen ‘Tusuz’ në rrugën ‘Lapidari’ në Prizren, i pandehuri E.B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H.Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patente dhe e godet H.Sh., me ç’rast i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë, ku ndërron jetë nga plagët e marra. Me këto veprime E.B., ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Po ashtu, i dyshuari ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti ka ndodhur të dielën. Viktima, e cila kishte marrë plagë të rënda në gjoks, u dërgua për trajtim në QKUK në Prishtinë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Më shumë nga Lajme

  • 22:52Kush ia dha votën e vetme Eliza Hoxhës për Presidente?
  • 22:39“Mendova gjatë të shkruaj apo të heshti”, flet përfaqësuesi i LDK-së në diasporë
  • 22:32A nisi Qeveria punën për strategjinë shtetërore për Hagën?
  • 22:31Gruda: Opozita triumfoi, prej 2020 Kurti i ka krejt pushtetet, e morëm dje një pushtet për popullin e Kosovës
  • 22:09Kush ishte mbi nivelin e presidentëve të tjerë? Ja çfarë thotë Matoshi