Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

GD
Gazeta Demos21 dhjetor 2025 në 19:49
Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po vazhdon të përballet me ngarkesë të rritur, veçanërisht gjatë orëve të pikut. Siç ka njoftuar KOSTT, konsumi i energjisë elektrike ditëve të fundit, ka tejkaluar edhe rekorde të mëparshme të ngarkesës së regjistruar në sistem.

“Konsumi më i lartë vërehet kryesisht në intervalet kohore 09:00–12:00, 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00 ndaj ftojmë të gjithë konsumatorët që kur të jetë e mundur, të zhvendosin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë të energjisë në orë jashtë pikut, veçanërisht pas mesnatës, kur konsumi është dukshëm më i ulët. Në vazhdim të thirrjes së mëhershme për kursim, KOSTT u bën apel qytetarëve, institucioneve publike dhe bizneseve që ta përdorin energjinë me kujdes dhe të kontribuojnë që furnizimi të mbetet sa më i qëndrueshëm për të gjithë. Kujdes i shtuar nevojitet sidomos në zonat: Rahovec, Malishevë, Prizren, Dragash, Gjilan dhe Lipjan”, ka thënë KOSTT.

Ata kanë njoftuar se ditëve në vijim, do të ketë reduktime apo kufizime të ngarkesës në:

NS Rahoveci (përfshi zonën e Malishevës): rreth 12 MW

NS Prizreni 1 (përfshi zonën e Dragashit): rreth 10 MW

“Me pak kujdes dhe kursim gjatë këtyre intervaleve, ndihmojmë që sistemi të funksionojë sigurt dhe pa mbingarkesa, veçanërisht në prag të festave të fundvitit. Ekipet e KOSTT janë në gatishmëri të plotë dhe në terren, për të reaguar me kohë dhe sa më shpejt ndaj çdo situate”, ka njoftuar KOSTT.

kosstreduktime

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Arifi: Piskamat e Kurtit nuk janë për shtet, por për pushtet
  • 23:22Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji