Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Flamuri kuqezi në setrën e deputetit shqiptar bezdis Mickoskin, Shaqiri: Ma dha Rama, seancën tjetër ma sill një të Maqedonisë

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 16:05
Flamuri kuqezi në setrën e deputetit shqiptar bezdis Mickoskin, Shaqiri: Ma dha Rama, seancën tjetër ma sill një të Maqedonisë

Një spilë e flamurit shqiptar e vendosur në jakën e xhaketës së deputetit Rijad Shaqiri, pjesë e partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, është perceptuar si provokim nga kryeministri Hristijan Mickocski.

Ky i fundit shprehu pakënaqësi për mosmbajtjen e simbolit të Maqedonisë së Veriut nga ana e deputetit në foltoren e Parlamentit, duke i thënë se nga ky shtet paguhet.

Nga ana tjetër Shaqiri reagoi duke thënë se flamuri është simboli i identitetit dhe dinjitetit tonë.

Ai shto se kur simboli kombëtar trajtohet si problem, ndërsa krimi dhe urrejtja relativizohen, “atëherë kemi një devijim serioz të prioriteteve shtetërore”.

“Shqiptarët nuk janë provokim, janë popull shtetformues dhe kërkojnë përgjegjësi, jo arsyetime”, tha ai.

“Gjatë debatit të sotëm në seancën parlamentare, Kryeministrin e “provokoi” flamuri ynë kombëtar që e mbaja në sakon time – simboli i identitetit dhe dinjitetit tonë. Por nuk e pengon urrejtja patologjike që shfaqet ndaj shqiptarëve në terrenet sportive. Nuk e pengon heshtja institucionale përballë thirrjeve dhe koreve me përmbajtje albanofobe. Dhe mbi të gjitha, nuk dha asnjë përgjigje konkrete se si 5 ton kanabis kaluan kufirin e Maqedonia e Veriut pa u vërejtur. Kur simboli kombëtar trajtohet si problem, ndërsa krimi dhe urrejtja relativizohen, atëherë kemi një devijim serioz të prioriteteve shtetërore. Shqiptarët nuk janë provokim, janë popull shtetformues dhe kërkojnë përgjegjësi, jo arsyetime”, shkruan ai, bashkëngjitur videos nga seanca./TCh/

Më shumë nga Lajme

  • 22:31Tasholli: Rinia e ka kap në dorë UÇK-në, s’ka kush që ia heq
  • 22:28MURIQIIIIII: Kosova në epërsi ndaj Irlandës
  • 22:27Endrit Thaçi: Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre
  • 22:14Protestuesit kthejnë reflektorët nga objekti i Qeverisë: Votojeni Projektligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron
  • 22:03Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty