Rreth 200 punëtorë të ndërmarrjes “Ferronikeli” pritet të mbesin pa punë, ndërkaq fati i njëjtë mund t’i presë edhe 600 të tjerë.
Kështu ka thënë një punëtor i kësaj ndërmarrjeje, i cili në kushte anonimiteti tha se pritet që largimi i tyre të bëhet të premten.
“Që dy vjet prodhimi nuk ka punuar, kemi shkuar nga pesë ditë në muaj, na kanë dhënë nga 320 euro dhe tash kanë ardhur informacione që janë larguar nga puna rreth 200 punëtorë që kanë pasur nën 10 vjet stazh pune”, u shpreh ai.
Ky i punësuar në këtë ndërmarrje shtoi se u është thënë se do t’ua japin nga pesë rroga dhe do t’u ndërpriten kontratat që i kanë.
Me gjithë këto largime, punëtori në kushte anonimiteti tha se me këto largime, në ndërmarrje do të mbesin diku rreth 40 punëtorë.
