Vëllai i Jakup Krasniqit ka reaguar pas dënimit prej 25 vjetësh ndaj ish-kryeparlamentarit në Gjykatën e Hagës.

Në një prononcim për Klanin ai tha se nuk i beson asnjë fije kësaj gjykate, derisa tha se vendimi është i padrejtë.

“Kam qenë skeptik edhe më herët, po tash nuk mundem me i besu asnjë fije, për arsye se dënohen njerëz veç me fjalë, me dëshmitarë të rrejshëm. Është e pakuptimtë, por nuk është në dorën tonë. Por më e keqja është që po bëhet në emër të popullit të Kosovës, për keqardhje, por nuk mund t’i ndryshojmë”, u shpreh vëllai i Krasniqit.