Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Forca 2026”: FSK zhvillon garë ekipore për disiplinë dhe qëndrueshmëri

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 10:35
“Forca 2026”: FSK zhvillon garë ekipore për disiplinë dhe qëndrueshmëri

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026, Komanda e Logjistikës, Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me dy regjimentet e saj, ka realizuar garën ekipore “Forca 2026”.

Gara,siç thuhet në njoftimin në Facebook, është zhvilluar në katër disiplina të ndryshme dhe ka përfshirë shtatë ekipe nga Komanda e Logjistikës dhe njësitë vartëse të saj.

Njëherësh, sipas njoftimit, qëllimi i aktivitetit ka qenë testimi i përgatitjes fizike dhe qëndrueshmërisë luftarake të pjesëtarëve të njësive, si dhe forcimi i bashkëpunimit dhe punës ekipore.

“Gjatë zhvillimit të garës, pjesëmarrësit demonstruan nivel të lartë profesionalizmi, disipline, përkushtimi dhe gatishmërie fizike, duke dëshmuar rëndësinë e stërvitjes së vazhdueshme dhe të punës ekipore në përmbushjen e detyrave ushtarake. Aktiviteti u përmbyll me shpalljen e ekipeve më të suksesshme dhe ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit, duke reflektuar frymën e garës së ndershme, profesionalizmit dhe bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Më shumë nga Lajme

  • 07:56Ky është parashikimi i motit për sot
  • 07:32Aleanca u drejtohet mediave, konferencë në hollin e Kuvendit
  • 07:2728 vjet nga vrasja e dëshmorit Cen Dugolli
  • 07:27Në 34 lokacione të reja vendosen kamerat në Prishtinë, së shpejti do të ketë edhe radarë
  • 07:25Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë