Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Formimi i qeverisë së re, Kurti: Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime, por po e bëjmë një plan

GD
Gazeta Demos14 tetor 2025 në 13:04
Formimi i qeverisë së re, Kurti: Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime, por po e bëjmë një plan

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka zhvilluar komunikime me ndonjë prej partive politike për formimin e qeverisë së re.

Derisa kanë mbetur edhe 12 ditë afat për formimin ekzekutivit, Kurti theksoi se po e bëjnë një plan për një gjë të tillë në ditët në vijim.

Lideri i LVV-së është mandatuar për kryeministër nga presidentja Osmani më 11 tetor. Afati i fundit për të thirrur seancë plenare për votim të qeverisë është 26 tetori.

E këto ditë Kurti tha se ka qenë shumë i angazhuar me analizimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale.

“Tepër shumë punë këto ditë. Analiza e rezultateve nga qendrat. Duhet të shohim kontributet që kanë pasur fushatat në komuna me rezultatin që kemi arritur në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende të zhvilloj ato komunikime, por po e bëjmë një plan për këtë gjë. I kemi më shumë se dhjetë ditë”, tha ai.

Këto komente ai i bëri të martën pasi mori pjesë në lansimin e menaxhimin kolektiv të të drejtave të muzikës.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 20:45Të shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet pistoleta
  • 20:40Kos duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë, jo për vendimet e Kuvendit të Kosovës, thotë OVL-UÇK
  • 20:38Konfirmimi nga Komandanti, NATO: Nëse sulmohemi jemi gati që sonte
  • 20:37Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj
  • 20:36Ky raportohet se është 54-vjeçari që humbi jetën pasi u rrëzua në objektin ku po punonte