Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Jemi në pritje të vaksinave, ka ulje të furnizimit global nga prodhuesi

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 23:23
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Jemi në pritje të vaksinave, ka ulje të furnizimit global nga prodhuesi

Foshnjat në Kosovë kanë mbetur pa vaksinën kundër rotavirusit, e cila duhet të jepet në muajin e dytë dhe të katërt të jetës. Në institucionet shëndetësore thonë se janë në pritje të furnizimit, por, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vaksina nuk pritet që të arrijë para muajit maj

Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë mbetur pa vaksinën kundër rotavirusit, e cila është përfshirë në kalendarin e rregullt të vaksinimit në tetor të 2023-s.

Në mungesë të saj, foshnjat që kanë mbushur 2 dhe 4 muaj, nuk do të mund të imunizohen në kohë me vaksinën që i mbron ata nga diarreja e rëndë të cilën e shkakton rotavirusi.

Shefja e njësisë së vaksinimit në QKMF në Prishtinë, Xhevrije Canolli, thotë se për mungesën janë informuar autoritetet përgjegjëse.

“Për momentin nuk kemi vaksinë të rotavirusit. Kemi pasë deri në fillim të kësaj jave, se kemi qenë të furnizuar mirë. IKPSHPK-ja është njoftuar dhe jemi në pritje”, ka thënë Canolli. “Vaksina kundër rotavirusit mbron nga rotavirusi që është shkaktari më i shpeshtë i barkqitjeve te fëmijët, veçanërisht te fëmijët nën 2 vjeç”.

Furnizimi i fundit me këtë vaksinë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë në janar të 2025-s. Ani se planifikimet për këtë vit janë bërë që nga prilli i shkuar, furnizimi për 2026 nuk është realizuar ende.

Në Ministri thanë se janë kryer procedurat e duhura pranë UNICEF-it për sigurimin e vaksinave, duke paguar me kohë rreth 500 mijë dollarë për 40 mijë doza.

“Ministria e Shëndetësisë ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme për furnizim dhe pagesën për vaksinën pranë UNICEF, për të siguruar furnizimin për muajin shkurt 2026. Megjithatë, për shkak të një uljeje të papritur të furnizimit global nga prodhuesi, nga UNICEF jemi njoftuar që kjo ulje do të ndikojë në të gjitha vendet, përfshirë Kosovën”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Sipas këtij institucioni, vaksinat përmes UNICEF-it pritet që të arrijnë në Kosovë gjatë muajit maj.

“Bazuar në informacionet e fundit të pranuara nga UNICEF, furnizimi pritet të ndodhë gjatë muajit maj. Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të kalendarit të vaksinimit për të gjithë fëmijët, Ministria e Shëndetësisë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar furnizimin në kohën më të shkurtër të mundshme. Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar Qendrës së Koordinimit dhe Reagimit ndaj emergjencave në BE me një kërkesë zyrtare për mbështetje, përkatësisht sigurimin e vaksinës si donacion, me qëllim tejkalimin e situatës së krijuar dhe garantimin e vazhdimësisë së programit të imunizimit”, thuhet në përgjigje.

KOHA ka dërguar pyetje në UNICEF lidhur me sigurimin e vaksinave, porse nuk ka marrë përgjigje.

E në IKSHPK thanë se prindër të fëmijëve që nuk janë vaksinuar do të kontaktohen pas furnizimit të ri dhe se çdo rast jashtë afatit do të shqyrtohet individualisht nga profesionistët shëndetësorë.

“Në lidhje me fëmijët që nuk kanë mundur ta marrin vaksinën në kohë për shkak të mungesës aktuale, IKSHPK ka udhëzuar ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin që të mbledhin të dhënat kontaktuese të prindërve. Pas furnizimit të ri me vaksina, prindërit do të kontaktohen për të sjellë fëmijët për vaksinim. Sa i përket administrimit të vaksinës jashtë afateve të parapara, kjo varet nga rekomandimet specifike mjekësore dhe kufizimet e moshës për këtë vaksinë; prandaj, çdo rast do të vlerësohet individualisht nga profesionistët shëndetësorë për të përcaktuar mundësinë e vaksinimit të mëvonshëm”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.

Vaksina kundër rotavirusit, ajo kundër pneumokokut dhe kundër Human Papilloma Virusit janë tri vaksinat që janë përfshirë në kalendarin e rregullt të vaksinimit në Kosovë gjatë vitit 2023.

foshnje

Më shumë nga Lajme

  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot
  • 09:03Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
  • 08:56Gjini humor me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë
  • 08:51Behrami-Kurtit: Nuk ke kah ik vogëlush, fundin tënd politik do ta kesh në burg