Gazetari Enver Robelli ka publikuar një fotografi të rrallë, e cila, sipas tij, nuk ishte publikuar më parë dhe që paraqet veprimtarin shqiptar Bardhosh Gërvalla gjatë një demonstrate në Zvicër.
Fotografia është realizuar më 18 prill 1981 në Zürich, gjatë një demonstrate të punëtorëve shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera para Konsullatës së Jugosllavisë.
Në fotografi, Bardhosh Gërvalla shihet i pari, i veshur me kostum ngjyrë hiri dhe me një cigare në dorën e majtë.
