Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Fotografia e Rugovës ende në Presidencë, Visar Berisha godet LDK-në: Kur periferia t'bahet qendër, e qendrës nuk guxon m'i ra

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 19:27
Fotografia e Rugovës ende në Presidencë, Visar Berisha godet LDK-në: Kur periferia t'bahet qendër, e qendrës nuk guxon m'i ra

Mjeku Visar Berisha, djali i ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha, ka kritikuar reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër presidentes Justina Shiroka-Pula.

Reagimi i tij vjen pas pretendimeve të LDK-së se është larguar fotografia e Ibrahim Rugovës nga Presidenca, ndonëse ajo vazhdon të gjendet aty.

Kritika merr peshë edhe për shkak të prejardhjes familjare të Berishës. Babai i tij, Kolë Berisha, ishte bashkëpunëtor i afërt i Rugovës dhe nënkryetar i LDK-së.

“Kur periferia t’bâhet qendër, e qendrës nuk guxon m’i ra!”, e ka nisur reagimin Berisha.

Ai ka kritikuar LDK-në për përqendrimin te fotografia e Rugovës, në vend të opozitarizmit dhe mbrojtjes së idealeve politike të ish-presidentit.

“Merresh me atë që s’të takon e nuk bân opozitë, sepse sdin mâ kush se a ka mbetë diçka me kundërshtue apo janë thye tona qëndrimet”, ka shkruar ai.

Berisha ka vlerësuar se vendndodhja e portretit nuk është përcaktuese për realizimin e idealeve të Rugovës.

“Se a rrin në një zyre a jo dhe ku qendron syreti i Brahimit, kjo nuk e forcon e as nuk e ligështon nevojën me mbrí te idealet e Brahimit”, ka theksuar ai.

Ai ka dalë gjithashtu në mbrojtje të presidentes Shiroka-Pula, duke vlerësuar se ajo nuk duhet të jetë objektivi i kundërshtimit politik të LDK-së.

“Zonja Justinë, presidente sot, s’âsht as rreziku e as rivali politik me të cilin duhet m’u marr (edhe pse âsht mas lehti)”, ka shkruar Berisha.

“Ajo s’âsht kundër Brahimit, madje ajo e ka njoftë shumë para se me pas lé një dyzinë burrash e grashë të idhnueme sot me të!”, ka përfunduar ai.

berisharugovësfotografia

Të ngjashme

Zhvendosja e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë, flasin nga Presidenca

Zhvendosja e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë, flasin nga Presidenca

20:03
Presidenca: Fotografia zyrtare e Presidentes u vendos në institucionet e vendit, u shpërnda edhe në misionet diplomatike në mbarë botën

Presidenca: Fotografia zyrtare e Presidentes u vendos në institucionet e vendit, u shpërnda edhe në misionet diplomatike në mbarë botën

17:52
“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës

“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës

21:13

Më shumë nga Lajme

  • 20:07Partitë për “Specialen”: Kthimi i ligjit për përmbajtje a procedurë?
  • 20:07Vitia takon studentët e Mjekësisë, dëgjon kërkesat dhe idetë e tyre
  • 19:52Plakolli dyshon për marrëveshje të fshehtë mes Abdixhikut dhe VV-së: Po i takon njerëzit që mbështesin koalicionin me Pecin
  • 19:50Vdes mësuesi i njohur nga Drenica
  • 19:50Policia bastis dy lokacione në Vushtrri, sekuestron armë zjarri