Alban Krasniqi nga VV’ja, ka reaguar lidhur me postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar fotografinë familjare nga Samiti i Berlinit që është mbajtur në Shën Stefan të Malit të Zi, ku nuk shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e as ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Krasniqi i VV’së, ka kritikuar Ramën, duke thënë se kryeministri shqiptar e ka ‘’pre në besë një popull të tërë’’.

