Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fotoreporteri danez i gatshëm të dëshmojë për krimet e luftës në Kosovë

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 07:55
Fotoreporteri danez i gatshëm të dëshmojë për krimet e luftës në Kosovë

Fotoreporteri danez, Thomas Sjorup, promovoi librin e tij “Kosovo at War” në Prishtinë, derisa u shpreh i gatshëm të dëshmonte për krimet që Serbia kreu mbi popullatën civile të Kosovës dhe gjenocidin e bërë.

Derisa nuk qëndroi shumë në vend, ai la mesazh që është i gatshëm të dëshmojë kurdoherë.

Në një intervistë në “Ora Shtatë”, Sjorup tha se në Kosovën e luftës erdhi pasi kishte mbuluar luftën në Kroaci dhe në Bosnje.

“ishte diçka që doja që nga një moshë e hershme, dëshiroja të udhëtoja larg, të raportoja për këto vende, kështu që për mua ishte hapi i ardhshëm”, u shpreh ai.

Sjorup thotë se në Kosovën e viteve 1998-99, i kujtohen më së shumti njerëzit.

“Njerëzit zemërmirë, të mirë, mendjehapur. Gjithmonë ka qenë diçka që ma ka pëlqyer”, tha tutje fotoreporteri.

Ai shton se ka shumë foto i mban mend gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Është e vështirë t’i fotografosh njerëzit që vuajnë, por ato foto duhet bërë. Dita më e vështirë për mua ishte dita pas përfundimit të luftës. Shkova në një shtëpi ku jetoja, një varrezë masive jashtë saj, dhe një burrë e gjeti të birin në atë varrezë. E morën dhe e vendosëm në një fushë, filloi të qante, mori këpucët e birit të tij. Kjo për mua ishte ditë e tmerrshme”, u shpreh Sjorup.

Sa i përket fotove të tij, ai tha se kanë ndihmuar edhe në fitimin e besimit te ndërkombëtarëve, se çfarë më të vërtetë po ndodhte në Kosovë.

“Unë mund të dëshmojë për gjërat që kam shkruar, dhe fotot që kam bërë. Mund të them se mendja ime nuk është e prehtë si 25 vjet më parë, por e di se çfarë kam shkruar në atë kohë që ishte ditari im. Me dëshirë do të dëshmoja për ato gjëra”, tha Sjorup për gatishmërinë e tij për të dëshmuar krimet e luftës.

Pas më shumë se dy dekada, fotoreporteri thotë se Kosovën e gjeti të ndryshuar plotësisht, duke dhënë lëvdata për zhvillimin e saj.

DanimarkaUCKZPS

Më shumë nga Lajme

  • 14:19Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje: Me ty, çdo vit më i bukur, dashuria ime, krenarie ime
  • 14:13Ja sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë – njoftimi i Doganës
  • 14:12Tragjedia në Smrekonicë: Këta janë të rinjtë nga Mitrovica që humbën jetën
  • 14:10“Allahu deshi të të marrë afër”, dedikim prekës nga gruaja e njërit prej viktimave në Smrekonicë
  • 14:09Komuna e Prishtinës hap thirrjen për përkrahjen e fermerëve me sera smart