Fridon Lala është zgjedhur kryetar i ri i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), pas votimit të delegatëve në Kuvendin e partisë.
Zgjedhja e Lalas u bë me shumicën e votave të delegatëve, të cilët i besuan atij drejtimin e partisë për mandatin e ardhshëm.
Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Lala u zotua se do të punojë për forcimin dhe ngritjen e IRDK-së në nivele më të larta, duke theksuar se synimi i tij është zgjerimi dhe konsolidimi i partisë në të gjithë Kosovën.
