Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

FSK dhe FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e doktrinës dhe inovacionit ushtarak

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 14:06
FSK dhe FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e doktrinës dhe inovacionit ushtarak

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë po vazhdojnë bashkëpunimin bilateral, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e koncepteve të reja ushtarake.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, delegacioni i Institutit të Kërkimeve Shkencore të FARSH-së realizoi një vizitë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së

Delegacioni, i kryesuar nga gjeneral brigade Fatmir Neziraj, u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe përfaqësues të Qendrës së Doktrinës.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e koncepteve dhe doktrinës ushtarake, si dhe avancimin e inovacionit në fushën e mbrojtjes.

Në kuadër të vizitës, delegacioni nga Shqipëria bëri homazhe edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në varrezat e dëshmorëve në Koshare, në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.

doktrinësbashkëpuniminfushën

Më shumë nga Lajme

  • 15:09Tensionet në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur
  • 15:0211 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë
  • 15:00Para pak ditësh Hamza e Kurti, tash takohen edhe Hoxhaj me Konjufcën
  • 14:58Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë
  • 14:56Përfundon pas 7 orësh protesta në Elbasan, mes tensioneve, djegies së koshave dhe dëmtimit të sinjalistikës