Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë luftarakë

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 18:13
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë luftarakë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”, me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të pjesëtarëve të saj.

Sipas njoftimit në Facebook, “Kursi Bazë për Snajper” është realizuar nga Qendra e Stërvitjes Profesionale, ku pjesëtarët e FSK-së janë trajnuar për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibra të ndryshëm, duke avancuar aftësitë taktike në operacione ushtarake.

Ndërkohë, “Kursi i Liderit Luftarak” është zhvilluar nga Shkolla e Nënoficerëve, ku kursantët kanë kaluar trajnim intensiv në udhëheqje ushtarake, planifikim operacional, komunikim, vendimmarrje dhe zbatim të procedurave taktike në terren.

“Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi”, shkroi FSK.

Më shumë nga Lajme

  • 12:38Haziri: Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë
  • 12:24“Jam i shqetësuar, dhuna s’është zgjidhje pavarësisht nga vjen” – reagon raportuesi për Shqipërinë në PE
  • 12:13Deliu-Kodra kujton Idriz Rrecajn: Liria e Kosovës mban emra burrash që i dolën zot vendit
  • 12:09Berisha: Protestat studentore kundër korrupsionit, qeveria teknike është domosdoshmëri
  • 11:08Ndjekësit kritikojnë Arbana Osmanin pas reagimit për protestat: U kujtove shumë vonë