Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat e FSK-së.
Me këtë akt simbolik, FSK-ja përkujton viktimat e pafajshme të kësaj tragjedie dhe shpreh solidaritetin e saj me popullin amerikan, familjet e viktimave dhe të gjithë ata që humbën jetën duke u përballur me pasojat e sulmeve terroriste.






