Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përmbyllur me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.
Sipas Maqedoncit, ushtrimi është realizuar në bashkëpunim me forcat e operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës.
Ai ka theksuar se ky ushtrim dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së, rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë.
Postimi i plotë:
Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës përmbyllën me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”, në bashkëpunim me forcat e operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës.
Ky ushtrim dëshmon avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operacionale të FSK-së, rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me partnerët tanë strategjikë.
Përmes investimeve në trajnim, zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar, po vazhdojmë të ndërtojmë një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për të përmbushur misionin e saj.
Mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë partnerët për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës