Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se më datat 10-11 tetor 2025 do të zhvillojë ushtrime ushtarake në zonën e fshatit Zhegovc, në kuadër të planit të saj të stërvitjeve.
Sipas njoftimit, ushtrimet do të vazhdojnë edhe nga 20 deri më 27 tetor, duke përfshirë zonat e Zhegovcit, Bresalcit dhe Llabjanit, përcjell DEMOS.
