Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pësuar lëndime të lehta gjatë një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.
Lajmi është bërë i ditur nga FSK-ja, e cila ka njoftuar se incidenti ka ndodhur më 23 nëntor 2026.
“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton opinionin publik se më 23 nëntor 2026, gjatë realizimit të një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, një pjesëtar i FSK-së, ka pësuar lëndim të lehtë. Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile. Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale.

