Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

FSK shpall fituesit e garave sportive për nder të “Ditës së Forcës”

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 14:46
FSK shpall fituesit e garave sportive për nder të “Ditës së Forcës”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses garat tradicionale sportive të organizuara në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Forcës”.

Ceremonia përmbyllëse u zhvillua sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u shpallën fituesit e të gjitha disiplinave.

Siç thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook, para fillimit të ceremonisë u realizuan edhe takimet finale të garave, për të vazhduar më pas me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi, si dhe oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Vendi i parë në futboll i takoi ekipit të KDS-së, në disiplinën e volejbollit vendin e parë e fitoi Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë , në Shah më i miri u zgjodh OF1 Arsim Kelmendi, ndërsa në Kros në kategorinë e femrave vendin e parë e mori Ushtar i Klasit të Parë Edona Guri nga KDS, ndërsa në kategorinë e meshkujve vendi i parë i takoi Ushtar i Klasit të Parë, Leon Thaçi nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë”, shkruhet në postim.

Ky aktivitet kishte për qëllim, siç thuhet, promovimin e shëndetit fizik, frymës sportive dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të Forcës.

Më shumë nga Lajme

  • 12:21Të shtëna në drejtim të policëve në Gërlicë të Ferizajt, arrestohen tre persona – dyshohet se kishin drogë në veturë
  • 12:12Ramush Haradinaj shihet bashkë me vëllain e Kadri Veselit dhe djalin e Ibrahim Rugovës tek shtëpia e Sabit Gecit në Llaushë
  • 12:04Të dielën testohen kandidatët për prokurorë të shtetit, KPK fton monitoruesit e procesit
  • 11:55Pas protestave të studentëve, Këshilli Drejtues i UP-së i shqipton vërejtje me shkrim rektorit Arben Hajrullahu
  • 11:34Kos-Kurtit për fondet e Planit të Rritjes: Do vij në dhjetor në Kosovë meqë keni institucione