Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ftesa e Kurtit, PDK dhe LDK përgjigjen pozitivisht – Aleanca nuk e pranon takimin

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 18:47
Ftesa e Kurtit, PDK dhe LDK përgjigjen pozitivisht – Aleanca nuk e pranon takimin

Certifikimi i rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka vënë në lëvizje partitë politike për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë së enjtes u ka dërguar ftesa zyrtare për takime tre liderëve të partive të ish-opozitës, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ardian Gjini.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka konfirmuar për mediat se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë.

“Po flasim për krijimin e institucioneve të vendit. Kosova po përballet me vakum institucional dhe kjo mungesë e stabilitetit po e dëmton vendin. Prandaj, duke e ditur seriozitetin e situatës, mendoj se secili prej nesh duhet të sillet në atë mënyrë. Ftesa duhet të dërgohet ashtu siç e kërkon rendi, nga kryetari që ka më së shumti ulëse në Kuvend. Ftesa për takim është për sot në orën 17:00. Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme. Nuk jam kundër takimeve. Para se të flasim për pozita, janë më të rëndësishme prioritetet dhe adresimi i sfidave që i ka Kosova. Nëse nuk dakordohemi për këto, unë ia ktheva shkresën që PDK-ja të takohet në orën 09:00 nesër”, tha Hamza.

Pozitivisht ftesës së Kurtit iu përgjigj edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Unë sot kam marrë një letër ftesë për takim me kryetarin e LVV-së, z. Kurti, në formatin 1+1. Pra, këtë here do të takohemi 2 me 2 dhe do ti përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, ka thënë Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë së partisë, njofton Klankosova.tv.

Por, përgjigje të njëjtë, Kurti nuk mori edhe nga i pari i Aleancës, Ardian Gjini i cili përmes një letre publike në Facebook tha ta ketë njoftuar Kurtin se nuk e sheh të nevojshëm takimin.

“Më datën 26 qershor 2026, kam prezantuar publikisht ofertën tonë për mbështetjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës. Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës sonë. Kjo ofertë ka për qëllim që ta shtyjmë përpara zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe, njëkohësisht, të mos e dërgojmë vendin edhe njëherë në zgjedhje. Duke e pasur parasysh qëndrimin tonë të qartë dhe parimor, nuk e shohim të nevojshëm takimin”, ka deklaruar Gjini në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Gjashtë kërkesat e Aleancës për institucionet e reja janë:

Kujtojmë se LVV ka fituar 53 mandate nga zgjedhjet e 7 qershorit, PDK mori 22 ulëse, LDK 18 ulëse dhe Aleanca mori 7 mandate në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 19:36“Zëri” i Policisë në Pejë pensionohet, togeri Fadil Gashi mbyll karrierën pas 35 vitesh shërbim
  • 18:49U ndëshkua pasi zbuloi se vagonat u renovuan në Serbi, flet punëtori i Trainkos: “Jam nip dëshmori, djalë veterani – më ka dhimtë pse me shku vagonat tanë në Serbi…”
  • 18:48Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin francez Olivier Guerot
  • 18:47Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë
  • 18:47Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi