Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gani Geci propozon Anton Qunin për president të Kosovës: Besoj edhe AAK do ta mbështeste

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 22:31
Gani Geci propozon Anton Qunin për president të Kosovës: Besoj edhe AAK do ta mbështeste

Ish-deputeti Gani Geci ka dal me propozim për emrin e presidentit.

"Në këto rrethana të krijuara së fundmi brenda grupit parlamentar të LDK-së, por edhe në situatën e përgjithshme politike në Kosovë, mendoj se, në të mirën e Republikës së Kosovës, të LVV-së dhe të LDK-së, Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës", shkroi Geci.

Ai shkroi se beson se edhe AAK do ta mbështeste këtë propozim.

POSTIMI:

Të dashur miq,

Në këto rrethana të krijuara së fundmi brenda grupit parlamentar të LDK-së, por edhe në situatën e përgjithshme politike në Kosovë, mendoj se, në të mirën e Republikës së Kosovës, të LVV-së dhe të LDK-së, Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Besoj se edhe grupi parlamentar i AAK-së do të qëndronte në sallë dhe do ta mbështeste një kandidaturë të tillë.

Është e kuptueshme që ish-ministrat e Qeverisë së Avdullah Hotit tani ta kenë të vështirë të votojnë për president një person që ka votuar për rrëzimin e asaj qeverie. Nëse jemi të sinqertë dhe e themi hapur, askush nuk e voton lehtë dikë që dikur ka votuar kundër tij.

Anton Quni është një figurë me përvojë ushtarake dhe politike, ish-ministër i Mbrojtjes dhe deputet shumëvjeçar i LDK-së. Në këto rrethana, ai është të kandidati i vetëm që do ta ndihmonte vendin të shmangte shkuarjen në zgjedhje të reja dhe të kontribuonte në tejkalimin e ngërçit politik.

kosovësantonpresident

Të ngjashme

Policia e Kosovës dhe KFOR-i vizituan pjesën veriore të vendit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i vizituan pjesën veriore të vendit

10:34
Një muaj nga dënimi me 81 vjet burgim për krerët e UÇK-së: Çfarë bëri shteti i Kosovës?

Një muaj nga dënimi me 81 vjet burgim për krerët e UÇK-së: Çfarë bëri shteti i Kosovës?

09:53
Gjykata Speciale hap një tjetër përplasje me aleatët

Gjykata Speciale hap një tjetër përplasje me aleatët

09:36
Komisioni për siguri shqyrton ndryshimet në buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Komisioni për siguri shqyrton ndryshimet në buxhetin e Kosovës për vitin 2026

09:16

Më shumë nga Lajme

  • 11:33DREJTPËRDREJTË nga Tirana, protestuesit e nisin ditën përreth institucioneve duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës
  • 11:31Paga minimale pa tatim: 18.50 euro për punëtorin, kosto e panjohur për shtetin
  • 11:28Dënohet me 8 vjet burg i akuzuari për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor
  • 11:24Kodi Civil rikthehet në Kuvend, kundërshtarët paralajmërojnë kundërshtim edhe më të madh
  • 11:20Gjykata merr vendim për protestuesit e arrestuar në Tiranë