Kandidaturën e Ramës nga LDK më herët e ka zyrtarizuar kryesia e këtij subjekti politik.

Edhe kryeqytetin në zgjedhjet lokale të 12 tetorit e pret një garë bukur e “nxehtë” elektorale, ku përballë Ramës nga VV-ja do të jetë ministri në detyrë Hajrulla Çeku, kurse nga PDK-ja do të jetë Uran Ismaili, derisa kandidaturën për kryetare e ka shpallur edhe Besa Shahini, ish-ministrja e arsimit në Shqipëri.