Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 19:48
Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur taktikë politike dhe kalkulim elektoral kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë për marrëveshje me partitë e tjera për formimin e institucioneve.

Sipas Gashit, LVV-ja duhet të vazhdojë me konstituimin e Kuvendit e pastaj për presidentit të diskutohet më vonë. Ai ka thënë se bllokimi aktual institucional nuk është çështje numrash, por zgjedhje e vetëdijshme politike e LVV-së për të fituar kohë që synimin, sipas tij, e ka në zgjedhje të reja.

“A po kërkohet funksionalizimi i Republikës, apo po prodhohen kushtet për zgjedhje të reja dhe për një mandat edhe më të madh?” ka shkruar Gashi.Gashi i ka bërë thirrje Kurtit që ta shtyjë përpara sa më shpejt konstituimin e Kuvendit, duke i thënë se nëse nuk i ka 62 votat e deklaruara, “ne t’i japim votat tona”.

“I ke 62 vota? Konstituoje Kuvendin. Nëse nuk i ke, ne t’i japim votat tona. Kryetarin e Kuvendit propozoje kë të duash. I ke 62 vota? Formoje Qeverinë. Për Presidentin konsensual dhe jopartiak flasim kur të vijë ajo pikë. Por mos e mbaj Republikën peng për një kalkulim elektoral”.Ndërkohë që ka shtuar se edhe opozita duhet ta kuptojë momentin.

“LDK duhet të jetë konstruktive, por jo naive. Nuk po e bllokon marrëveshjen për një emër të caktuar, që edhe e kishte në garë për President. Të gjithë e dimë se një marrëveshje e tillë, në këto rrethana, nuk do të ndodhë. PDK po pret shtatorin, me shpresën për kthimin e tre liderëve nga Haga si të pafajshëm. Ky zhvillim mund ta ndryshojë ndjeshëm konfigurimin politik. AAK po zgjedh një përballje më të drejtpërdrejtë, edhe me mjete konfrontuese që dikur i përdorte Kurti. Dhe duhet pranuar: kjo mënyrë politike Kurtit i ka dhënë rezultat. Por opozita nuk duhet ta kopjojë Kurtin. Duhet të ndërtojë një alternativë më të fortë se Kurti”, ka shkruar tutje ai

gashivotatnëse

Të ngjashme

Pep Guardiola pritet të jetë një objektiv kryesor i kombëtares amerikane nëse Manchester United rrëmben Pochettinon!

Pep Guardiola pritet të jetë një objektiv kryesor i kombëtares amerikane nëse Manchester United rrëmben Pochettinon!

20:32

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
  • 23:39Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm në Mitrovicën e Veriut, shoqërohen katër persona
  • 23:19Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
  • 23:18Quni thotë se ka heshtur që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Pres epilogun përfundimtar të gjykimit
  • 23:13Mala: Truri i njeriut aktualisht mbizotëron Inteligjencën Artificiale