Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se qëllimisht po bllokon konstituimin e Kuvendit, duke mos votuar kandidatët e PDK dhe LDK për nënkryetar.

Ai, duke hyrë në objektin e Kuvendit për seancën konstituive tha se është e drejt ekskluzive e këtyre dy partive të propozojnë emrat e tyre për pozitën numër dy në parlament.

“Tash po e kuptoni se kush është duke e bllokuar Kuvendin. Lëvizja Vetëvendosje. Është e drejt ekskluzive e partive politike me propozu nënkryetarët e Kuvendit dhe s’ka diskrecion asnjë parti tjetër me bërë diçka tjetër”, tha ai.