Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Përparim Rama është shumë i rëndësishëm për partinë, por i ka edhe tri vjet mandat në Prishtinë.
Tutje, ai tha se me Isa Mustafën, LDK e ka provuar kryetarin e Parishtinës ta bëjë kryetar partie, por i humbi të dyja – edhe pse sipas tij Prishtina mbahet mend për qeverisjen e Isa Mustafës.
“Qysh e mbat peshën, na e kemi provu metodologjinë ku kryetarin e Prishtinës e kemi bërë kryetar të Prishtinës dhe e kemi humbur edhe Prishtinën edhe Qeverinë, edhe pse Prishtina mbahet mend për qeverisjen e Isa Mustafës”.
“Përpairm Rama është kryetar i Prishtinës dhe kryeqytetit i duhet një qeverisje e mirë. Përparim Rama është shumë i rëndësishëm për LDK-në, por i ka edhe tri vjet në Prishtinë”, ka thënë ai në Pressing.