Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi tregon se kur pritet të mbahet seanca konstituive

GD
Gazeta Demos6 korrik 2026 në 21:22
Gashi tregon se kur pritet të mbahet seanca konstituive

Analisti, Astrit Gashi ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit pritet të mbahet rreth datave 15–20 korrik, duke theksuar se aktualisht nuk ka proces të mirëfilltë të ndërtimit të institucioneve dhe se situata politike është në një bllokadë të përgjithshme.

“Kriza institucionale është krejtësisht krizë në veti dhe nuk ka të bëjë me atë se çka po ndodh me LDK-në. Të paktën kështu mendoj duke i parë raportet me ndërtimin e institucioneve. Nuk është se kemi qenë në mesin e një diskutimi apo marrëveshjeje mes LVV dhe LDK për ndërtimin e institucioneve dhe ka hyrë problem brenda LDK-së. Aktualisht Kurti është duke u marrë me simpoziume ndërkombëtare, nuk është duke u marrë me ndërtimin e institucioneve”, ka thënë ai.

Sipas tij, paralajmërimet nga Lëvizja Vetëvendosje janë se nuk do të ketë negociata me asnjë subjekt politik për formimin e institucioneve. “Ata për qeveri dhe për konstituimin e Kuvendit do të veprojnë vet. Nuk ka asnjë negociatë deri tani. Çfarëdo që ndodh në debate apo studio televizive, nuk ka nisur procesi i ndërtimit të institucioneve dhe nuk ka lëvizje në atë drejtim”, u shpreh Gashi.

Ai shtoi se sipas burimeve të tij, seanca konstituive pritet të mbahet mes 15 dhe 20 korrikut, ku fillimisht do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe më pas do të hapet rruga për formimin e qeverisë.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 15:07Ligji për Specialen, Tahiri: Pse s'procedohet në Kuvend, s’është dokument i NASA-s
  • 14:58Kurti paralajmëron 5 diga të reja, kërkon që bujqësia të mos mbështetet vetëm me subvencione
  • 14:37Remitancat nga diaspora arrijnë në 692 milionë euro në janar-gusht të këtij viti
  • 14:31Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën në Apelin e Posaçëm
  • 14:04Tragjedi në Treboviq të Pejës, humb jetën një 3-vjeçar