Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gazi lotsjellës në Kuvend, sot nis rigjykimi i Glauk Konjufcës

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 08:12
Gazi lotsjellës në Kuvend, sot nis rigjykimi i Glauk Konjufcës

Glauk Konjufca do të dalë sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në kuadër të rigjykimit ndaj tij për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës pritet të paraqitet në seancën e caktuar për orën 09:30.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 26 shkurt 2024, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk ishte provuar se ai kishte kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërkaq, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën kishte arritur parashkrimi, gjykata kishte refuzuar akuzën.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte prishur vendimin e Gjykatës Themelore dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, kishte ngritur aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës, duke e ngarkuar me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhjeje ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën.

kishtelotsjellësglauk

Të ngjashme

Dosja e Prokurorisë: Geci kanosi Mehmetajn me fjalët “nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra”

Dosja e Prokurorisë: Geci kanosi Mehmetajn me fjalët “nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra”

12:20
Zvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë

Zvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë

18:55

Më shumë nga Lajme

  • 21:58Ky raportohet se është personi që u gjet pa shenja jete në Ferizaj
  • 21:56Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?
  • 21:55Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren
  • 21:55Përparim Rama: Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim çështjen e pronës komunale në “Bregun e Diellit”
  • 21:53Hoxhaj: Kam frikë se aktgjykimi do të përdoret për izolimin e Kosovës