Gazmend Syla nga OVL e UÇK’së , Gazmend Syla, ka folur në protestën e sotme që po zhvillohet kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së.
Syla, është solidarizuar me ish-krerët e UÇK’së duke thënë se nga 16 shtatori edhe luftëtarët e tjerë të UÇK’së janë ‘’anëtarë të NPK’së’’.
‘‘Harrove edhe një epitet Berat, na jemi anëtarë edhe të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale prej 16 shtatorit, prej një Gjykate që nuk din ça ka ndodh në vitet 98/99 këtu, turpi i mbuloftë kudo që janë ata’’, ka thënë ai mes tjerash.
‘’Dënimi i 4 krerëve të UÇK’së nga Gjykata Speciale, e cila është e gjithkujt përpos e Kosovës, është vetëm vula e turpit të drejtësisë ndërkombëtare. Dënimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit, Mustafës e Shalës, e çon numri e viteve me të cilat është dënuar lufta jonë në 627 vjet burg’’, ka shtuar ai.