Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla: Gjetjet e mbetjeve mortore dëshmojnë gjenocidin serb

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 18:54
Gërvalla: Gjetjet e mbetjeve mortore dëshmojnë gjenocidin serb

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për identifikimin e mbetjeve mortore në lokacionin e tretë në Zubin Potok, tha se u dëshmua edhe një herë gjenocidi i kryer serb.“Kjo gjetje dëshmon edhe një herë për krimet e kryera nga shteti gjenocidal serb, ku mijëra civilë të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë, u zhdukën dhe u dhunuan, ndërsa afro një milion të tjerë u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre. Kjo dëshmon njëkohësisht edhe rëndësinë e trajtimit me seriozitet të çdo informacioni që mund të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në reagimin e saj në Facebook.

Gërvalla tha se krimet e kryera gjatë luftës nuk përfundojnë vetëm me kryerjen e tyre.“Përpjekjet për fshehjen e viktimave dhe zhdukjen e gjurmëve të krimit, po ashtu, kanë zgjatur dhimbjen e familjeve dhe e kanë bërë kërkimin e së vërtetës një detyrim që vazhdon edhe sot. Pikërisht për këtë arsye, asnjë informacion dhe asnjë lokacion i dyshuar nuk mund të mbetet pa u trajtuar me seriozitetin më të madh”, vazhdon reagimi.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate për media, kanë njoftuar se janë identifikuar mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar, gjatë procesit të gërmimeve në Zubin Potok.

gërvallamortoreserb

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA