Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla largoi diplomatin nga Kroacia pa dhënë fare arsyetim, vendimi i rrëzohet si i paligjshëm

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 13:13
Gërvalla largoi diplomatin nga Kroacia pa dhënë fare arsyetim, vendimi i rrëzohet si i paligjshëm

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, ka rrëzuar një vendim të Donika Gërvallës, të marrë në janar të vitit 2026 gjatë kohës sa kjo shërbente si Ministre e Punëve të Jashtme duke konstatuar se ish-kryediplomatja ka shkelur ligjin. Gërvalla, më 22 janar 2026, kishte larguar nga misioni diplomatik ankuesin me inicialet A.Ç, vetëm një vit pasi e kishte emëruar. Por, këtë e kishte bërë në formë të paprecedentë.

KPMShC, në verdiktin e dhënë ka sqaruar se A.Ç, nga Gërvalla ishte larguar nga misioni diplomatik në Kroaci, me një vendim që kishte vetëm pjesën hyrëse dhe dispozitivin, pa asnjë arsyetim.

Sipas Ligjit, tërheqja e diplomatëve duhet të bëhet në kohë efektive duke specifikuar qartë arsyet e vendimit, por, për Gërvallën këto s’kishin vlerë.

Për rrjedhojë, ajo mori vendim në kundërshtim me Ligjin për Procedurën Administrative.

“Kolegji ve theksin të fakti së vendimi Nr.Ref:09/2026, i datës 22.01.2026, i Ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përbëhet vetëm nga pjesa hyrëse dhe dispozitivit, dhe si i njëjti nuk përmban fare arsyetim dhe këshillë juridike. Rrjedhimisht, Kolegji vlerëson se përveç se në pikën 1 të dispozitivit është cituar së ankuesi tërhiqet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci për nevoja të institucionit, vendimi nuk përmban asnjë sqarim arsyetues së cila ka qenë nevoja e institucionit në ketë rast, veprim ky në kundërshtim më nenin 48, paragrafi 1, nën paragrafi 1.2, 1.3 dhe 1.4 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative”, thuhet në vendimin e KPMSHC-së.

Si përfundim, Këshilli ka rrëzuar vendimin e Gërvalles duke e kthyer çështjen në rivendosje.

Më shumë nga Lajme

  • 08:052 mijë e 400 të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, UNICEF: 17 mijë fëmijë kanë nevojë për ndihmë
  • 08:00Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës
  • 07:59Afro 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës
  • 07:55Parashikimi i motit për sot, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe
  • 23:58Tornadoja “shkund” Italinë, rreth 40 persona të lënduar