Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla: Ligji për Byronë do të krijojë mekanizëm për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 13:40
Gërvalla: Ligji për Byronë do të krijojë mekanizëm për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është dërguar në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga elementet kryesore të reformës në sistemin e drejtësisë.

Gërvalla ka thënë se projektligji është hartuar dhe rishikuar në disa faza, është vlerësuar nga Komisioni i Venecias dhe është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa më pas është ndryshuar dhe është rihapur për konsultim publik.

“Një lajm po ashtu jashtëzakonisht i mirë është që po dërgojmë në Kuvend edhe ligjin për Byronë. Që nga mandati i kaluar ky ligj ka pësuar disa ndryshime të lehta dhe është dërguar edhe një herë në konsultime publike. Projektligji që kemi dërguar në Kuvend duhet parë si rezultat i një procesi të tërë. Ai ka kaluar nëpër disa faza të hartimit dhe rishikimit, është vlerësuar nga Komisioni i Venecias, është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, është ndryshuar në bazë të gjetjeve të saj dhe është rihapur për konsultim publik ku janë marrë parasysh në masë mjaft të madhe edhe komentet e shoqërisë civile”, tha Gërvalla.

Ajo ka theksuar se iniciativa zyrtare për krijimin e këtij mekanizmi daton nga viti 2020 dhe ka qenë pjesë e reformave në drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Qëllimi ka qenë që Kosovës t’i jepet një instrument shtesë për trajtimin e rasteve kur ekziston një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet pasurisë së një zyrtari publik dhe të ardhurave të tij të ligjshme, por kur mekanizmat ekzistues të ndjekjes penale nuk janë të mjaftueshëm për të mundësuar konfiskimin e kësaj pasurie”, tha ministrja.

Gërvalla ka thënë se gjatë hartimit të projektligjit është synuar ruajtja e balancës ndërmjet interesit publik për luftimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe mbrojtjes së të drejtave individuale.

“Që nga fillimi kemi qenë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një mekanizëm të ri dhe të ndjeshëm, i cili duhet të vendosë balancën e duhur ndërmjet interesit publik për luftimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe mbrojtjes së të drejtave individuale. Pikërisht ruajtja e kësaj balance ka qenë një prej parimeve kryesore që e ka udhëhequr hartimin e këtij projektligji”, u shpreh ajo.

Ministrja ka sqaruar se Byroja, sipas projektligjit, nuk do të ketë kompetencë për të konfiskuar pasurinë, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata.

“Ky ligj nuk më krijon një mekanizëm penal dhe Byroja nuk konfiskon pasuri. Projektligji parashikon një procedurë civile që zhvillohet para gjykatës, me standarde të përcaktuara të provës dhe me të drejtë ankese. Byroja ka rol përgatitor dhe analitik. Ajo mbledh, analizon dhe verifikon të dhënat dhe kur vlerëson se plotësohen kushtet ligjore e paraqet çështjen para gjykatës. Byroja vetë nuk merr vendim për konfiskim. Vendimin përfundimtar, përfundimtar për konfiskimin e pasurisë e merr ekskluzivisht gjykata”, tha Gërvalla.

Sipas saj, personi ndaj të cilit zhvillohet procedura do të ketë të drejtë të paraqesë prova, të kundërshtojë pretendimet dhe provat e Byrosë dhe të përdorë mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

Gërvalla ka thënë se qytetarët e presin këtë ligj për shkak të nevojës për trajtimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe luftimin e korrupsionit.

“Por pse po pritet kaq me padurim nga qytetarët e Republikës sonë ky ligj? Sepse Kosova nuk mund ta tolerojë pasurinë e pajustifikueshme që ajo të bëhet normë. Që korrupsioni të fitojë mbi shtetin ligjor, që pasuria publike të përfundojë në xhepat privatë, që i drejti dhe i sinqerti në fund të jetë humbës”, tha ajo.

Gërvalla e ka cilësuar Projektligjin për Byronë si një nga shtyllat e reformës në sistemin e drejtësisë.

“Ligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetë një prej garancive të forta për këtë. Me këtë ligj jam e sigurt që kemi vënë themelin e reformës më të thellë në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, përfundoi Gërvalla.

gërvallabyronëpasurisë

Të ngjashme

Qeveria miraton Byronë për konfiskimin e pasurisë

Qeveria miraton Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë

15:24
“Naser, a po e çon në Zyre të Kryeministrit?”, Gërvalla procedon ligjin për Byronë

Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit

15:00
A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…

A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…

14:45
Pse heshti për dënimin e ish-krerëve, Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media

Pse heshti për dënimin e ish-krerëve, Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media

14:24

Më shumë nga Lajme

  • 16:18Ambasadori i ri amerikan ia dorëzon kredencialet, Begaj: SHBA aleat i pa zëvndësueshëm për ne
  • 16:02Ndeshja Austri – Kosovë nën masa të rrepta sigurie, policia vendos rregulla të veçanta për tifozët
  • 15:55Adrian Morina, Arta Jashari e Fahri Fazliu i Ri në natën e 11-të të protestës në shesh
  • 15:32Haxhiu dhe Kurti nderojnë martirët dhe dëshmorët në Abri të Epërme: Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi
  • 15:31Fahri Fazliu i ri flet sonte në protestën “Jo në emrin tim”