Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gërvalla: Mosndëshkimi ushqen destabilizim, si në Banjskë

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 21:23
Gërvalla: Mosndëshkimi ushqen destabilizim, si në Banjskë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se mosndëshkimi ushqen destabilizim dhe se pa llogaridhënie nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Këto komente ajo i bëri gjatë pjesëmarrjes në takimin e Grupit të Miqve për Llogaridhënie të Agresionit ndaj Ukrainës.

Gërvalla theksoi nevojën për drejtësi dhe për veprime konkrete nga bashkësia ndërkombëtare ndaj agresionit rus në Ukrainë, duke e lidhur këtë qëndrim edhe me përvojën e vetë Kosovës.

“Dënova agresionin rus ndaj Ukrainës dhe theksova se mosndëshkimi ushqen destabilizim, siç e dëshmoi edhe sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjskë. Me Ukrainën ndajmë dhimbjen për jetët e humbura dhe respektin për qëndresën stoike të popullit ukrainas. Mbështetja jonë për Ukrainën mbetet konkrete dhe transparente.”

Ajo shtoi se Kosova e njeh mirë çmimin e lirisë dhe rëndësinë e mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë.

“Në Kosovë, shumë mirë e njohim çmimin e lirisë dhe vlerën e veprimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe aleatëve tanë. Dhe kur agresioni mbetet pa ndëshkim, rrezikon të përsëritet. Prandaj kërkojmë përgjegjësi të plotë për krimet e vazhdueshme në Ukrainë dhe mbrojtje të rregullave që garantojnë sigurinë e të gjithëve.”

Në fund të deklaratës, Gërvalla përsëriti përkushtimin e Kosovës për të mbështetur Ukrainën në mënyrë të qartë dhe të pakushtëzuar:

“Kosova do të qëndrojë krah Ukrainës me veprime të qarta dhe pa asnjë hap prapa, derisa agresioni të ndalet dhe drejtësia të vihet në vend. Lavdi Ukrainës dhe lirisë së saj.”

Më shumë nga Lajme

  • 20:466 vite që Thaçi shkoi në Hagë, Endriti del me një reagim
  • 20:34Dhjetë vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Pesë prokurorë u ndërruan, ende nuk e dimë emrin e vrasësit
  • 20:33Ganimete Musliu shoqe me këtë ish-banor të “Big Brother VIP Kosova”
  • 20:12Alarm në shkollat e Prishtinës, edhe “Mehmet Gjevori” bojkoton mësimin shkaku i papastërtisë dhe të ftohtit
  • 20:066 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli