Ministrja e Drejtësisë dhe Koordinatorja Kombëtare e Strategjisë Kombëtare për mbrojtjen e Grave ndaj Dhunës, nuk ka dhënë dorëheqje për dështimin e zbatimit të kësaj strategjie, e cila në faqen 54 e mban atë përgjegjëse për zbatimin e kësaj strategjie. As nuk ka folur për përgjegjësitë e saj. Ajo, në fakt duke përmendur titullin e saj, tha se shpreh ngushëllime për rastin.

“Në cilësinë time si Koordinatore kombëtare të strategjisë kombëtare për mbrojtjen e grave ndaj dhunës, më lejoni të shpreh ngushëllime për këtë vrasje. Krimi brutal e vrasja e edhe një gruaje, na kthen tek një pyetje thelbësore, a po bëjmë gjithçka që drejtësia të zbatohet.”