Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla: Një tjetër grua humbi jetën, ZERO TOLERANCË ndaj dhunës

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 19:15
Gërvalla: Një tjetër grua humbi jetën, ZERO TOLERANCË ndaj dhunës

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka dënuar fuqishëm aktin e rëndë ndaj vrasjes së gruas 80 vjeçare që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Gërvalla tha se dhuna ndaj grave mbetet një alarm për të gjithë shoqërinë dhe se ndaj saj duhet të ketë reagim të qartë institucional dhe shoqëror.

“Dhuna ndaj grave është alarm për të gjithë shoqërinë. Përballë saj nuk ka vend për heshtje. Përballë këtij alarmi, përgjigjja jonë duhet të jetë e qartë dhe e prerë: ZERO TOLERANCË. Sot, një tjetër grua ka humbur jetën. Një nënë në të 80-at, një motër, një pjesëtare e një familjeje, sot nuk është më mes nesh. Ajo dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj”, tha Gërvalla duke shtuar se asnjë rrethanë, asnjë arsye dhe asnjë marrëdhënie nuk mund ta justifikojë dhunën ndaj një gruaje, e aq më pak marrjen e jetës së saj.

Gërvalla bëri thirrje për raportimin e çdo rasti të dhunës dhe për reagim të menjëhershëm ndaj çdo shenje që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e viktimave.

“Përballë dhunës nuk mund të heshtim.Nëse dimë për një rast, dëgjojmë një thirrje për ndihmë, nëse vërejmë shenja që na shqetësojnë, duhet të veprojmë. Një telefonatë mund të shpëtojë një jetë”, deklaroi Gërvalla.

Ajo ka theksuar rëndësinë e përdorimit të mekanizmave institucionalë për raportimin, reagimin dhe mbrojtjen e viktimave.

“Asnjë rast dhune nuk është ‘çështje familjare’. Çdo kërcënim, keqtrajtim dhe çdo shenjë dhune duhet të raportohet. Sot kemi mekanizma të fuqishme për raportimin, reagimin dhe mbrojtjen e viktimave.T’i përdorim. Të mos e lëmë askënd vetëm përballë dhunës”, tha Gërvalla.

Gërvalla u shpehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Humbja juaj është edhe humbja jonë. Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Në këto momente të vështira jemi pranë jush me gjithë zemër”, tha Gërvalla.

ndajgërvallajetën

Të ngjashme

KMDLNj kërkon hetim urgjent për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve

KMDLNj kërkon hetim urgjent për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve

14:17
U rrah nga Policia, Agim Aliu reagon për dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: Shkopinjë policorë janë shkopinj ndaj lirisë

U rrah nga Policia, Agim Aliu reagon për dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: Shkopinjë policorë janë shkopinj ndaj lirisë

07:56
Zhvillimi i protestës, Poicia del me njoftim të ri

Zhvillimi i protestës, Policia del me njoftim të ri

23:06
Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, humb jetën një 70-vjeçare – lëndohen tre të tjerë

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, humb jetën një 70-vjeçare – lëndohen tre të tjerë

22:59

Më shumë nga Lajme

  • 14:46Bedri Hamza i prerë: PDK nuk pranon kushte!
  • 14:45Hamza: Ligji për Specialen të aprovohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale
  • 14:41Hamza: Po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për ta aprovuar në lexim të dytë Ligjin për Specialen, Aleanca na i dha nënshkrimet
  • 14:39Mihali e quan Çlirim Hazirin “piun të Sami Lushtakut”: E keqpërdor emrin e babait dëshmor për interesa të një krahu të PDK-së
  • 14:25Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë