Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se nuk ekziston ‘Kosovë e Metohi’ dhe se kjo është një gjuhë e vjetër shoviniste e Sllobodan Millosheviqit dhe shprehje e ambicieve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës.
“Më lejoni ta bëjë të qartë se nuk ka ‘Kosovë e Metohi’, ajo nuk ekziston, zonja dhe zotërinj. ‘Kosova dhe Metohia’ është një shprehje, shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë për Kosovën, është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviqit. Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkan. Mbështetja për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara është 99 për qind në vendin tonë. Ne jemi vendi më pro NATO-s e më pro SHBA-së në botë. Ne jemi mbështetur e mbrojtur nga gjenocidi i Serbisë nga NATO e SHBA”, ka theksuar Gërvalla.
