Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjakovë: Ngrihet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, kjo është arsyeja

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 16:25
Gjakovë: Ngrihet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, kjo është arsyeja

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.B. shtetas i Republikës së Shiqipërisë.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet A.B. shtetas i Republikës së Shiqipërisë, më datë 3 prill 2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim posedon dhe transporton substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge.

Policia e Kosovës, pasi kishte siguruar informacione, ka vëzhguar të pandehurin, i cili me automjetin e tij të markës “Ford Focus” ndalet në parkingun e restorantit “O…”. Pas kontaktimit dhe identifikimit të të pandehurit nga hetuesit policorë, është kryer kontrolli në automjetin e tij, ku në ulësen e pasme janë gjetur 10 qese të mbushura me substancë narkotike të dyshuar për llojin marihuanë, substanca e dyshuar narkotike është sekuestruar nga hetuesit policorë.

Sipas raportit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), është konstatuar se substanca narkotike e sekuestruar, e llojit marihuanë, ka peshë të përgjithshme prej 4 kilogramësh e 855.9 gramësh.

Me këto veprime i pandehuri A.B. ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë.

gjakovëaktakuzëndaj

Të ngjashme

Nga një muaj paraburgim ndaj nëntë të dyshuarve për krime lufte

Nga një muaj paraburgim ndaj nëntë të dyshuarve për krime lufte

17:06
Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj dy personave

Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj dy personave

15:58
Kryeparlamentari i RMV-së: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tronditje për të gjithë shqiptarët

Kryeparlamentari i RMV-së: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tronditje për të gjithë shqiptarët

22:20
Franca tenton pa Mbappen ndaj Belgjikës, publikohet formacioni

Franca tenton pa Mbappen ndaj Belgjikës, publikohet formacioni

19:30

Më shumë nga Lajme

  • 17:26“Serbisë i konvenon që në Kosovë të kemi një luftë mes atdhetarëve dhe tradhtarëve”, thotë Bilalli
  • 17:25FBI-ja i gjurmoi – si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova
  • 17:07​Besnik Tahiri: Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit, gjithçka po lihet për fund
  • 17:06​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra
  • 17:06Sveçla i VV-së kritikon buxhetin e Prishtinës: S’ka asnjë projekt të madh, është dështim