Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjarpri i alarmon banorët në Kçiq, i thërrasin zjarrfikësit për ta larguar pasi hyri në një objekt

GD
Gazeta Demos21 maj 2026 në 15:58
Gjarpri i alarmon banorët në Kçiq, i thërrasin zjarrfikësit për ta larguar pasi hyri në një objekt

Një gjarpër rreth dy metra i gjatë sot ka alarmuar banorët e një zone në fshatin Kçiq të Mitrovicës duke detyruar intervenimin e Brigadës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe larguan zvarranikun nga objekti ku ishte futur.

Toger i Brigadës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Sami Beqiri tregoi për KosovaPress si u bë intervenimi.

“Jemi lajmëruar nga 112 një qytetari ka lajmëruar se një gjarpër i madh ka hyrë në objekt në fshatin Kcciq….shkuam e zumë gjarpërin e tërhoqëm dhe e vendosëm në një vend tjeter…gati dy metra i gjatë ishte”, deklaroi ai.

Intervenimet e këtilla nuk janë të shpeshta në Mitrovicë, sipas zëvendëskomandantit të Brigadës së zjarrfikësve dhe shpëtimit në këtë komunë, Sabri Abazi.

Ai tha se raste të tilla ndodhin kryesisht në dy zona të ndryshme, në të cilat përfshihen nga dy fshatra fqinje mes vete. Zona e parë është Kçiq e Shupkovc ndërsa e dyta Zhabar e Koshtovë.

“Janë më të rralla, por ka intervenime të cilat na kërkojnë për largim të tyre nga shtëpia, brenda bodrumeve, lokaleve, por edhe të shpeshta….në Mitrovicën kërkohen intervenime në fshatin Kçiq, Shupkovc, Zhabar, Koshtovë”, tha ai.

Zëvendëskomandanti Abazi deklaroi se zjarrfikësit e Mitrovicës se Jugut i kanë pajisjet personale për t’u mbrojtur gjatë intervenimeve për largim të gjarpërinjve dhe zvarranikëve tjerë, por mungojnë pajisje të tjera qe do ta lehtësonin intervenimin.

“Dorëzat, helmetat, cizmet këto i ka dhe përmes tyre kryhet intervnimi, nuk i frikësohet gjarpërit dhe sot kemi pas një rast…ka pajisje të veccanta, por tek ne ende nuk kanë ardhur”, tha ai.

KosovaPress ka qëndruar edhe tek pronari i objektit ku ishte gjetur gjarpri, por ky i fundit nuk pranoi të jap detaje.

Ditë më parë një gjarpër ishte futur edhe në një market në fshatin e afërt Shupkovc, duke krijuar pak panik te stafi. Punëtori I sigurimit kishte intervenuar, duke shpërndarë një sprej, si pasojë e të cilit kishin përjetuar shqetësime dy gra, të cilat janë kërkuar ndihmë mjekësore./KP/

Më shumë nga Lajme

  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media
  • 22:24100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë
  • 22:22Enver Hasani: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik