Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin e djeshëm në veri

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 08:50
“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin e djeshëm në veri

Dhjetë persona janë arrestuar dhe mbi 20 automjete janë konfiskuar gjatë një operacioni kundër kontrabandës me mallra, dje në veri të Kosovës. Vlera e mallrave të dyshuara për kontrabandë vlerësohet të jetë mbi 200 mijë euro.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar të enjten në 22 lokacione në katër komunat veriore.

Ai ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur para gjashtë muajsh, bazuar në informacionet e mbledhura nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Sipas Elshanit, nëntë lokacione janë kontrolluar në Mitrovicën e Veriut, nga pesë në Zveçan dhe Zubin Potok, si dhe tri në Leposaviq.

Ai ka konfirmuar se dhjetë persona të dyshuar janë dërguar në stacion policor, ndërsa në disa lokacione kontrollet kanë vazhduar për shkak të sasisë së madhe të mallrave.

“Deri tani ne kemi sjellë në stacion 10 persona të cilët konsiderohen të arrestuar, si të dyshuar lidhur me rastin në fjalë. Pas intervistimit, prokurori do të vendosë se si të veprohet tutje”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

Përveç mallrave, gjatë operacionit janë konfiskuar mbi 20 mjete motorike, përfshirë vetura, xhipa dhe dy kamionë.

“Konsiderojmë që vlera e përgjithshme është diku mbi 200 mijë euro. Sidoqoftë, ne kemi mbi 20 mjete motorike, duke filluar prej veturave, xhipa, dy kamionë, që janë konfiskuar me urdhër të prokurorit”, ka deklaruar Elshani.

Në mesin e mallrave të gjetura janë tekstile, barna, produkte ushqimore dhe artikuj të tjerë.

Elshani ka zbuluar edhe një skemë të dyshuar të kontrabandës, sipas së cilës mallrat transportoheshin nga Serbia përmes pikës kufitare në Bërnjak drejt Mitrovicës së Veriut. Më pas, dyshohet se pajiseshin me dokumentacion që krijonte përshtypjen se ishin blerë në Mitrovicë, për t’u shitur më pas në Prishtinë.

“Janë të gjitha kategoritë e mallrave, prej tekstilit, barna, gjëra ushqimore dhe të tjera. […] Dyshimet janë që ai mall po merret në Mitrovicë dhe mandej shkon e shitet në Prishtinë. Ky si fenomen është me interes”, ka theksuar Elshani.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Rasti trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Preteni. /Kosovapress

elshanikosovësgjashtë

Të ngjashme

“6 muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin e sotëm në veri me 10 të arrestuar

“6 muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin e sotëm në veri me 10 të arrestuar

15:51
Kosovës i shtohen sot rekrutë të rinj të FSK-së

Kosovës i shtohen sot rekrutë të rinj të FSK-së

08:05
Ligji për Specialen, Abdixhiku: Ju kemi thënë, por euforia dhe zhurma po e mundin arsyen

Ligji për Specialen, Abdixhiku: Ju kemi thënë, por euforia dhe zhurma po e mundin arsyen

21:15
Çfarë ndodh tani me Ligjin për Specialen pasi presidentja e riktheu në Kuvend?

Çfarë ndodh tani me Ligjin për Specialen pasi presidentja e riktheu në Kuvend?

19:22

Më shumë nga Lajme

  • 11:45“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh”, Rama: Protesta u financua nga krimi i organizuar dhe para e huaj
  • 11:44Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare
  • 11:20Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave
  • 11:10Rama me ambasadorin francez, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare
  • 11:08KEK-u paralajmëron ndaljen e njësisë B2 të “Kosova B”, kjo është arsyeja