Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gjashtë vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 12:13
Gjashtë vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka njoftuar se me rastin e përvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër do të organizohet një aktivitet simbolik në Prishtinë.

Syla ka bërë të ditur se aktiviteti do të mbahet në orën 12:00, para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku përfaqësuesit e tri organizatave të dala nga lufta do të përcjellin mesazhe publike për të shprehur pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka njoftuar gjithashtu se u është drejtuar Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) me kërkesën që kryetarët e komunave, së bashku me administratat komunale, të dalin para objekteve të komunave në të njëjtën orë, për të shprehur solidaritetin.

Sipas Sylës, ky aktivitet synon të dëshmojë se qytetarët dhe organizatat e dala nga lufta nuk janë indiferentë ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Ai ka theksuar se solidariteti me ish-krerët e UÇK-së dhe kërkesa për një gjykim të drejtë janë çështje që lidhen me kujtesën historike dhe besimin e qytetarëve në drejtësi. 

uçk-sëaktivitetprishtinë

Të ngjashme

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media

OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media

19:31
Dyshohet se rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, kapet në Prishtinë

Dyshohet se rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, kapet në Prishtinë

16:09
Rama i reagon VV-së në Prishtinë pas denoncimit: Punoni more najsen!

Rama i reagon VV-së në Prishtinë pas denoncimit: Punoni more najsen!

11:05
Aksioni policor në Prishtinë bashkë me ndërkombëtarët - deklarohen nga Prokuroria Speciale

Aksioni policor në Prishtinë bashkë me ndërkombëtarët - deklarohen nga Prokuroria Speciale

10:19

Më shumë nga Lajme

  • 12:12Këto janë katër shtetet amerikane ku demokratët shënuan fitore historike
  • 12:07Besnik Tahiri: Qeveria Kurti e ktheu nepotizmin në mënyrë funksionimi, militantët partiakë po zënë pozitat publike
  • 12:06Ambasadori gjerman Rudolph: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në rrugën drejt BE-së
  • 11:44Dëshmitarja në rastin e Ramadan Morinës: Është i pafajshëm, jam befasuar kur është arrestuar
  • 11:44Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor