Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjaujtjet me armë në Podujevë, Policia jep detaje: 2 persona të plagosur, 6 të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 11:20
Gjaujtjet me armë në Podujevë, Policia jep detaje: 2 persona të plagosur, 6 të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje që ka eskaluar me përdorim të armës së zjarrit në Podujevë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 26 korrik 2026, rreth orës 18:50, ku është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave. Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, duke plagosur dy meshkuj kosovarë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete, të cilat do të shërbejnë si prova në procedurën hetimore.

Me vendim të prokurorit, gjashtë persona të dyshuar janë arrestuar dhe, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, personi i dyshuar se ka shtënë me armë zjarri ndodhet në kërkim.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.

“Është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave, ku njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, ku janë plagosur dy meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Në vendngjarje janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar 6 të dyshuar dhe pas intervistimit dërgohen në mbajtje. I dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 12:34Vuçiqi i drejtohet sonte me letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit
  • 12:18Vjedhje e trafostacionit në Suharekë, Muharremaj: Rrezikohet furnizimi me ujë në qytet dhe disa fshatra
  • 12:0455 raste të të shtënave festive në vetëm dy muaj, 48 persona u shoqëruan në polici
  • 11:58“Shqiptarët nuk harrojnë”, festë në Prishtinë për ditëlindjen e Bill Clintonit
  • 11:48Ramadani: Kurti po e mban vendin të bllokum se qashtu iu ka tek