Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gjenden mbetje mortore në Bjeshkët e Strellcit, dyshohet se janë të viktimave nga lufta

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 16:21
Gjenden mbetje mortore në Bjeshkët e Strellcit, dyshohet se janë të viktimave nga lufta

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në lokacionin Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strellcit, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që potencialisht u përkasin viktimave të luftës e të cilat ende figurojnë në Listën e Personave të Zhdukur.

Sipas njoftimit, informatat janë pranuar nga qytetarë dhe më pas janë adresuar te Sektori i Policisë për Personat e Zhdukur në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe me IML-në, me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it.

“Me urdhër të Prokurorit kompetent, mbetjet mortore u zhvarrosën dhe u dërguan në IML për ekzaminime të mëtejme dhe identifikim përmes analizës së ADN-së”.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet i përkushtuar ndaj zbardhjes së fatit të çdo personi të zhdukur dhe vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. U bëjmë thirrje qytetarëve që të ndajnë çdo informacion të mundshëm që ndihmon në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Tutje, KQPZh tha se për çdo zhvillim të ri, publiku do të informohet menjëherë pas përfundimit të procedurave përkatëse.

Më shumë nga Lajme

  • 23:29Nurije Sylaj vendos të mbrohet në heshtje, nuk e thotë asnjë fjalë para gjykatësit për vr*sjen e Arlindës
  • 23:00Ambasadorët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vizitë te deputetja shqiptare në Parlamentin e Bernës, Shasime Osmani
  • 22:54“Greqia ishte gati ta njohë Kosovën”, Haradinaj: Refuzimi i LNG-së bëri që të ndryshonte qëndrim
  • 22:50“Nuk mund të themi se jemi mashtruar”, vajza e Enver Malokut për pritjet nga Gjykata Speciale
  • 22:48“Populli im, ju jam borxh gjithë jetën”: Haradinaj kujton betejën e padrejtë me Hagën dhe triumfin e tij