Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjenden mbetje mortore pas rifillimit të gërmimeve te “Përzhina” në Rahovec

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 17:18
Gjenden mbetje mortore pas rifillimit të gërmimeve te “Përzhina” në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore te lokacioni i njohur si “Përzhina” në Rahovec si dhe janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas njoftimit, nuk dihet numri i saktë i personave dhe identiteti i tyre nga mbetjet mortore të cilat janë gjetur sot por këto informacione do të mund të konfirmohen pas analizave forenzike.

“Gjatë gërmimeve të realizuara sot janë gjetur mbetje mortore, të cilat janë zhvarrosur dhe dërguar për ekzaminim në Institutin për Mjekësi Ligjore, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet forenzike. Numri i saktë i individëve dhe identiteti i tyre do të mund të konfirmohen vetëm pas përfundimit të analizave përkatëse forenzike”, thuhet në njoftim.

Në këtë lokacion rifilluan gërmimet pasi u ndërprenë në dhjetor të vitit të kaluar si pasojë e motit.

“Gjatë aktiviteteve të zhvilluara në muajin dhjetor të vitit të kaluar, janë realizuar gërmime vlerësuese vetëm në një sektor apo hapësirë të zonës së interesit, me ç’rast janë zhvarrosur mbetje mortore të dy individëve, si dhe janë gjetur disa pjesë kockore. Për shkak të kushteve të motit dhe disa faktorëve operacionalë, si dhe duke pasur parasysh sipërfaqen e madhe që kërkon verifikim dhe shqyrtimin e informatave shtesë, punimet në këtë lokacion ishin ndërprerë përkohësisht”, thuhet tutje në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë gërmimeve treditore në Përzhin të Rahovecit u gjetën eshtrat e dy personave të cilët dyshohet se janë zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999. Në këtë lokacion, ku më herët patën bërë kërkime edhe ekipe të Tribunalit të Hagës e të UNMIK-ut, dyshimet ishin se ndodhen mbetje mortore të tetë viktimave.

Gjatë 2025-s, gërmime u kryen në 33 lokacione e janë gjetur mbetje mortore të 22 individëve. Procesi pritet të vazhdojë më 2026.

Nga lufta e fundit në Kosovë (1998-1999), të zhdukur janë edhe 1 mijë e 577 persona.

MBETJET MORTORE

Më shumë nga Lajme

  • 10:00Gjykata merr vendim: Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës
  • 09:56PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 09:54Haradinaj: Nëna Ajshe më tha 'Ma jep dorën ta puthi gishtin që po merr hak për Jusufin'
  • 09:53Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin
  • 09:52Tetori rozë, Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit