Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjenden mbetjet mortore të 4 personave, Hoti: Serbia ka bërë krime që mendja e njeriut pak i kupton

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 14:37
Gjenden mbetjet mortore të 4 personave, Hoti: Serbia ka bërë krime që mendja e njeriut pak i kupton

Janë gjetur mbetjet mortore të katër personave, që dyshohen të jenë të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se gërmimet janë bërë në 24 lokacione dhe se këto nuk janë të vetmet për këtë vit, për çka pati një sqarim duke thënë se jo medoemos në lokacione ku gërmohet ka persona të zhdukur.

“Brenda këtij viti kemi gërmuar apo hulumtuar 24 lokacione në territorin e Republikës së Kosovës pa e përfshi territorin e Serbisë, pasi e dini që jemi në Kozhle. Nga 24 lokacione ne kemi arritur me i gjetë mbetje mortore të personave që potencialisht mund të jenë nga lista e personave të zhdukurve në 12 lokacione. Kjo nuk do të thotë që patjetër këta persona janë persona të zhdukur. Këtë e thotë patjetër vetëm kur vjen raporti i ADN-së. Lokacioni i fundit i 24 që sot po gërmohet, nuk është i fundit për këtë vit, vjen si rezultat i disa analizave dhe raporteve edhe një bashkëpunimi të mirëfilltë që kemi me organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq. Në këtë lokacion kemi arrit me i gjetë, mbetjet mortore të 4 personave. Po lutem me gjetë mirëkuptimin e qytetarëve, familjarëve dhe juve (gazetarëve)sot në mëngjes pas një raportimi që ka ndodhur për këtë. Sot në mëngjes më kanë thirr dy familjarë të shqetësuar tej mase. Me pyetje a është prindi im, a është gjyshi im, apo vëllai im. Këto raportime në media, natyrisht që janë në anën tuaj profesionale por po ngrisin shqetësime te familjarët. Edhe unë jam familjarë, ju lutem së pari familjarëve, qytetarëve dhe juve, që asnjëherë në radhë të parë mos të merret gjithsesi që në atë lokacion ka persona të zhdukur. Mbi 2500 lokacione i kemi gërmuar në Kosovë”, tha Hoti, raporton EO.

Hoti ka thënë edhe se Serbia ka bërë krime të shumëfishta në Kosovë aq sa mendja e njeriut nuk e kupton.

“Serbia ka ditë me bo krime të shumëfishta në Kosovë që mendja e njeriut pak i kupton. Ka vra njerëz, po e marrë shembull në Prizren i ka varros në Prishtinë e më pas i ka dërgu në Serbi. Mos të krijohet një shqetësim se ndoshta e gjetën familjarin tim. Le të presin sepse janë disa muaj në pritje që bëhen ekspertizat”, theksoi Hoti.

Andin Hoti

Më shumë nga Lajme

  • 12:30E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV
  • 12:26Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini
  • 12:25Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale
  • 12:04Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
  • 11:51Ahmeti zbulon planin e VV-së: Nuk është e rastësishme që deputeti më i vjetër është i VV-së